“The Guardian”: Vendim mbi akuza qesharake - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi i UEFA-s favorizoi Serbinë duke mbështetur me një seri akuzash qesharake. Kështu shkruan gazeta ?The Guardian?, në një shkrim me titullin ?UEFA nuk di si te shpëtojë nga lista e gjatë dhe absurde e akuzave kundër Serbisë. Tani e presin vendime të vështira?.Gazetari Ouen Gibson evidenton faktin se në radhët e argumenteve të Serbisë si akuza për ngritjen e dronit dhe shënjestrimi i delegacionit shqiptar si orkestrues të incidenteve, janë qesharake.?Në mungesë te një prove konkrete se kush e ngriti në fluturim dronin, ky duket një vendim i ashpër ndaj shqiptareve të cilët nuk marrin asnjë pikë në këtë ndeshje, madje penalizohen me tre gola. Në çdo betejë ligjorë secila nga federatat prezanton në mënyrë agresive provat e tyre. Por akuzat me tone të ashpra se federata shqiptare e futbollit akuzohet se ka orkestruar incidentet duke i cilësuar ato si një akt terrorist është një akuzë qesharake?.Edhe gazeta ?The Uashington Post? shkruan se UEFA ka shpërblyer Serbinë me nje fitore mbi Shqipërinë. Duke cituar vendimin e UEFA-s, ?Uashington Post? thekson se futbollistët shqiptar kanë braktisur ndeshjen kualifikuese të Euro 2016. Kjo e përditshme citon dhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka i cili thotë se një kombëtare që rrihet në fushë, duhet të kthehet serish të luajë futboll. Vendimi i UEFA-s u pasqyrua thuajse në të gjitha mediat prestigjioze. Ndërkohë ne faqen zyrtare te UEFA-s ne Facebook, pati një seri komentesh dhe reagimesh, ne të cilët thuhej: ?UEFA i tha po racizmit?.