Një guvernatore për Bankën e Shqipërisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banka e Shqipërisë mund të drejtohet nga një grua. Lajmin e ka dhënë vete kryeministri Edi Rama në Vizion Plus, ndërsa pranoi për herë të parë se komisioni i posaçëm e ka bere tashme përzgjedhjen qe do të jetë edhe propozimi i qeverisë për postin e Guvernatorit. Por se cila është kjo grua që ka bindur me CV në e saj anëtarët e komisionit përzgjedhës? Kryeministri ka preferuar të mos e zbuloje emrin. Burime të Vizion Plus kanë mësuar se bëhet fjalë për një financiere të lartë, e cila aktualisht është një grua në karrierë në Gjermani. Kryeministri deklaroi se shumë shpejtë do të ketë një kontakt tjetër me Presidentin e Republikës për t?u dakordësuar për çështjen e Bankës së Shqipërisë. Janë mbi 30 individë qe kane shfaqur interes për postin e Guvernatorit, por nuk dihet ende nëse mes kreut te shteti dhe kryeministrit, vijojnë negociatat për gjetjen e një emri konsensual. Grupi i punës i ngritur nga qeveria për te shqyrtuar kandidaturat, përbehet nga pese përfaqësues: Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, ai i Financave Shkëlqim Cani, kreu i Komisionit te Ekonomisë Erjon Braçe, sekretarja e përgjithshme e kuvendit Albana Shtylla, si dhe nënkryetari LSI, Petrit Vasili. Ndërsa për postet vakante në Këshillin Mbikëqyrës kanë aplikuar deri tani 150 persona.

Free Traffic Exchange