http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar politik vendimin e UEFA-s për ndeshjen mes Shqipërisë e Serbisë. Ne një konference për shtyp lideri i mazhorances Rama e ka cilësuar vendimin te padrejte. Rama ka mbështetur qëndrimin e Federatës Shqiptare te Futbollit per te apeluar vendimin, duke theksuar se kombëtarja jone nuk doli e humbur nga kjo beteje e duke lajmëruar se ndeshja e kthimit do te realizohet ne stadiumin e ri te Shkodrës. Rama ka përsëritur se Shqipëria doli e fituar nga beteja diplomatike qe pasoi ndeshjen Serbi-Shqipëri. Zoti Rama reagoi edhe me herët gjate ditës ndaj vendimit te UEFA-s, përmes nje statusi ne te cilin kishte zgjedhur te vendoste flamurin e madh kuq e zi.