“Shqipëria e bunkerëve” në ekspozitën e anglezit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur ky anglo-australian erdhi në Shqipëri për herë të parë ishte viti 2001. Si shumë të huaj të tjerë, e shkuara komuniste ishte ndër të paktat gjëra qe ai dinte mbi vendin tonë, por teksa eksploronte qytetet zbuloi një detaj të cilin pas shtatë vitesh punë e ktheu në projekt fotografik. ?Shqipëria e Bunkerëve? e joshi fotografin Robert Hackman të fiksonte në aparat transformimin e tyre pas rënies së diktaturës. Dikur masa mbrojtëse ndaj sulmit fantazmë të parajsës komuniste, sot bunker restorant, bunker shtëpi apo bunker me funksion stalle. Për Robert shumica e shqiptarëve janë mësuar me bunkerët, aq sa londinezët janë mësuar me kabinat e tyre të kuqe telefonike, ndaj për një të huaj këto masa të mëdha çimentoje do të përbëjnë gjithmonë kureshtje. Kur e pyet se cili ka qenë bunkeri më i pazakontë që ai ka parë, fotografi tregon për një të tillë në Gërdec, të cilin edhe pse nuk e ka përfshirë në ekspozitë, mbart dozën më të madhe të ironisë. Robert 2 (ironia se si ai u perdor nga banorët gjatë shpërthimit të gërdecit). Askush nuk e di saktësisht se sa bunkerë u ndërtuan nga regjimi komunist. Shumë prej tyre sot janë shkatërruar, apo ripërdorur, por shifrat që shpesh përmenden janë nga 500 deri në 700 mijë. ?Shqipëria e Bunkerëve? do të qëndrojë e ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar deri në fund të muajit Tetor.

Free Traffic Exchange