Në kombin më të fuqishëm të botës, një në shtatë vetë kërcënohet nga uria. Të dhënat më të fundit të Departamentit të Bujqësisë në Shtetet e Bashkuara japin një tablo të zymtë sipas të cilës numri i amerikanëve që sigurojnë me vështirësi ushqimin vazhdon të jetë në nivelin më të lartë historik.