Gjirokastër: Degradon muzeu i kalasë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Muze i armëve në Gjirokastër njëri nga më të rëndësishmit e këtij lloj në Shqipëri është lënë në mëshirë të fatit. Armë të rënda ta kalibrave ta ndryshëm që i takojnë përkatësisht forcave ushtarake italiane dhe atyre gjermane gjenden që në hyrje te kalasë se Gjirokastrës . Një pjesë e këtyre armëve po ndryshken si pasojë e lagështirës që ka në hyrje të kështjellës dhe brenda mjediseve të muzeut. Specialisti i restaurimit te armëve Frederik Stamati është i mendimit se muzeu i kalasë së Gjirokastrës duhet ti nënshtrohet në rradhë të parë një rikonceptimi dhe se dyti një ndërhyrjeje emergjente konservimi të armëve për të frenuar shkatërrimin e tyre të mëtejshëm. Interes të veçantë paraqet pavioni i armëve të strallit, heshtave dhe shpatave. Sipas Frederik Stamatit në muze ka vlera të rralla që duhen trajtuar me profesionalizëm për ti ruajtur.

Free Traffic Exchange