BBC: Uefa e dënoi Shqipërinë për braktisje të ndeshjes pas dhunës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Serbia triumfuese ndaj Shqipërisë, per shkak se kuqezinjtë braktisen ndeshjen pas dhunës së ushtruar. Kështu e komenton prestigjiozja BBC vendimin zyrtar të komisionit të disiplinës. Në shkrimin e saj BBC thekson se pas pezullimit të ndeshjes nga arbitri Martin Atkinson në minutën e 41, UEFA konfirmon se kombëtarja shqiptare ka braktisur ndeshjen pas një shtyrje prej gati 30 minuta. BBC evidenton faktin se Shqipëria luajti në këtë ndeshje pa tifozë. Ndërkohë prestigjiozet yahoo, AFP dhe Asociated Press vene theksin te apelimi i vendimit që do të bëhet nga federata shqiptare e futbollit. AFP, citon dhe reagimin e teknikut te kuq e zinjve de bizi se vendimi i UEFA-s i rrëmbeu Shqipërisë dhe ate qe meritonte. Ndërkohë në Serbi, agjencia B92 shkruan se UEFA i jep të drejtë Serbisë mbi Shqipërinë. Megjithatë shkruan kjo agjenci, Serbia nuk do të marrë pikë. Ndërkohë një tjetër gazetë e përditshme ne Serbi Kurir shkruan: UEFA jep verdiktin: Serbia fiton ndeshjen 3 me 0 ne tavoline ndaj Shqipërisë, por nuk do të marrë tre pikët. Raportim vetëm të vendimit jep edhe Tannjug shkruan UEFA: 3-0 per Serbinë, por hiqen tre piket. Megjithatë këto kanë qene vetëm raportimet e para të lajmit nga mediat, ndërsa ne orët e ditët ne vazhdim pritet të dalin edhe analizat që tregojnë me qartë qëndrimet e palëve.