Sot në Serbi takimi Partizan - Beshiktash - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Beogradi përgatite te përjetoje sot nje tjetër mbrëmje te nxehte sportive, pasi në orën 21 05 do të luhet përballja mes vendasve të Partizanit dhe skuadrës së Beshiktash, ndeshje e vlefshme për grupin C të UEFA Europa League. Ndeshja derbi e Ballkanit mban Brenda saj tensionin dhe friken për trazira të mundshme Brenda dhe jashtë stadiumit mes grupit ultras vendas Grobari dhe grupimit Carshi të turqve të cilët kanë mbërritur në Beograd 24 orë para ndeshjes. Përvec aspektit teknik ku pritet një ndeshje shumë e fortë vëmendja më e madhe është e përqendruar në atsmosferen e takimit. Klubi i Partizanit të Beogradit u ndeshkua me 40 mijë europ gjobë pas koreve raciste të tifozëve të vet në takimin kundër Totenhanm në fushën e vet duke u paralajmëruar që në rast sjellje të përsëritur,skuadra do ti luajë ndeshjen e tjera me stadium të mbyllur. Por frika për incidente shtohet pot ë kemi parasysh se në stadium do të jenë më shumë se 1000 mijë tifoz turq,nga të cilët edhe turq të Kosovës. Ekziston mundësia që në stadium të shpalosën flamuj shqiptare dhe të Kosovës nga ana e tifozëve miq dhje kjo do ta shtonte tensionin në një stadium që u bë vatër e dhunës vetëm pak ditë më parë në serbi Shqipëri. Trajneri i Beshiktash Bilic e ka quajtur te gabuar ardhjen e tifozeve turq ne Beograd.2 mijë forca sigurie do të jenë të angazhuara për këtë përballje për të cilën pati spekulime se edhe mund të anulohej. Dashamirësit e futbollit në Shqipëri do të kenë mundësia ta ndjekim takimin direkt ne Vizion Plus duke nisur nga ora 21 05

Free Traffic Exchange