http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tirana zyrtare edhe ne Serbi ruan te njëjtën gjuhe dhe te njëjtin qëndrim si ne Shqipëri. Ministri ynë i jashtëm Ditmir Bushati i kërkon autoriteteve serbe të vënë para përgjegjësisë autorët e dhunës në ndeshjen Serbi- Shqipëri dhe i përgjigjet akuzave për Shqipërinë etnike. Unë besoj se ky ka qenë makthi i Serbisë, fatkeqësisht. Ne nuk kemi projektin tonë politik. Qëllimi ynë politik është qe ne të integrohemi si rajon në Bashkimin Evropian. Duke folur për dhunën në stadium, Bushati tha se i ka kërkuar autoriteteve serbe që të çoje para drejtësisë autoret e këtyre incidenteve. Ai shtoi se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk duhet te drejtohet nga huliganizmi. Sa i takon provokimeve, ne i kërkojmë autoriteteve serbe te hedhin drite mbi te gjitha ngjarjet ne takimin mes dy kombëtareve tona dhe këtu i referohem incidenteve, provokimeve dhunës para, gjete dhe pas ndeshjes dhe duhet te vendosim nje vije te qarte, mes sportit, huliganizmit dhe marrëdhënieve shtetërore. Marrëdhëniet shtetërore nuk mund te drejtohen nga huliganizmi, nga nje ndeshje futbolli. I pyetur për vizitën e Ramës në Preshevë, që sipas mediave serbe ka qenë dhe arsyeja kryesore për shtyrjen e vizitës për në datën 10 nëntor, Bushati tha se kjo është një praktikë normale.3- Kjo është nje praktike normale qe ka ndodhur dhe ne te shkuarën kur paraardhësit tone politik kane vizituar Serbinë. Ata kane vizituar Beogradin dhe me pas Preshevën. Unë e kam vizituar Preshevën kur kam qene ne opozite, kete ka bere dhe zoti Rama kur ishte lider i opozitës. Kjo është nje praktike normale. Unë habitem qe me drejtohet kjo pyetje. Asgjë nuk do te ndodh, ne jemi nje shtet kandidat per ne be, nje vend anëtar i NATO-s. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj ndodhen per nje vizite dy ditore ne serbi per te marre pjese ne takimin e bashkëpunimit te përforcuar qe drejtohet nga komisioneri per zgjerimin Stefan Fyle. Kjo nisme qe koordinohet nga Komisioni Evropian ka si qellim forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin e vendeve tona ne bashkimin evropian. Ne kete takim marrin pjese 6 vendeve te rajonit ndërkohë qe kjo është hera e pare qe ne Beograd ulet ne nje tryeze te këtij niveli edhe ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj.