http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse do të votohej sot në Tiranë do të kishim një tkurrje të votuesve krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare. Ky është rezultati i sondazhit BAROMETËR I publikuar dje ne mbrëmje ne emisionin Oktapod ne Vizion Plus. Rreth 60% janë të vendosur për të votuar të njëjtën parti që votuan vjet, 5% janë të vendosur të votojnë një parti tjetër brenda koalicionit, 2.5% votojnë sot për një parti të koalicionit kundërshtar, 28% janë të pavendosur dhe 4.5% janë të vendosur për të mos votuar fare. Sipas sondazhit prirja e votimit ndryshon shumë ndër të anketuarit që nuk kanë deklaruar se për cilën parti kanë votuar vjet. Ndër ta, vetëm 33% janë të vendosur për të votuar të njëjtën parti që mbështeten nje vit me pare, 3% janë të vendosur pro një partie tjetër brenda koalicionit, e 2% votojnë sot për një parti të koalicionit kundërshtar.