http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shumë prej nesh, si një nostalgji e mbetur që para viteve ?90, e ndjekin ose të paktën e kanë parë edhe një herë të vetme, koncertin e njohur që mban çdo 1 Janar, Filarmonia e Vjenës. Mes muzikës klasike dhe kërcimit po kaq të tillë, që prej vitit 2009 ndodhet në këtë event të rëndësishëm një protagonist shqiptar. Eno Peçi, balerini i parë i Operas së Vjenës rikthehet në Tiranë për herë të dytë, në harkun kohor të një viti. Por, ndryshe nga pjesëmarrja në dhjetorin e vitit 2013 me rastin e 60 vjetorit të Teatrin tonë të Operas dhe Baletit, Peçi ka vendosur që këtë të shtunë të sjell një recital premierë. I pyetur se çfarë do të sjellë në këtë mbrëmje, Peçi tregon se gjithçka mban firmën e muzikës klasike vjeneze. Madje pjesë e shfaqjes do të jenë edhe balete të njohura që Eno interpreton çdo 1 Janar. Ne fakt ardhja e balerinit në Tiranë është një mundësi e mirë për të gjithë të apasionuarit e klasikes. Nga ana tjetër Eno Peçi të ardhurat e kësaj shfaqje, bileta e të cilës kushton 1 mije lekë, do t?i çojë të gjitha për bamirësi, e konkretisht në fshatin SOS.