Tendenca e lindjeve në vend, dominojnë meshkujt - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse mbi nivelin mesatar të vendeve të Europës raporti gjinor në lindje i meshkujve në Shqipëri ka pësuar ulje, 109 meshkuj për 100 femra. Ky është raporti më i fundit i institutit të statistikave në vend. Për drejtoreshën e maternitetit ?Koco Gliozheni? raporti është i kënaqshëm po të krahasohet me dy vite më parë dhe kjo tregon një rritje të emancipimit të familjeve shqiptare. Pavarësisht se ende qëndron i lartë mentaliteti për abortin selektiv me bazë gjinore, ku në shumicën e rasteve femrat abortoheshin tashmë shohim një ndryshim. Kjo gjë ka ardhe edhe falë rritjes së sensibilizimit në këtë drejtim. Megjithatë ajo që vihet re kryesisht në dekadat e fundit është ulja e numrit të lindjeve.Numri i lindjeve ne shqiperiViti lindjet1990 3 fëmijë për nënë2008 1,58 fëmijë për nënë2013 1,76 fëmijë për nënëPër doktoreshën ky ndryshim ka ardhur për disa faktorë, nder te cilët me kryesori eshte emigrimi i të rinjve. Ndërkohë që edhe në Shqipëri po gjen zbatim fenomeni i njohur ne europe i te berit nene në moshë më të madhe.Pavarësisht këtyre shifrave femrat në Shqipëri nga pikëpamja e treguesve ekonomikë dhe shoqëror vijojnë të mbeten të diskriminuara.Në raport me burrat hendeku gjinor në tregun e punës rezulton në 20% cka do të thotë sipas INSTAT se 50% e tyre janë inaktive. Por edhe në rastet e punësimit gratë paguhen më pak se burrat. Shifrat u bënë publike gjatë konferencës rajonale mbi statistikat gjinore në botimin më të fundit të INSTAT ? Femra dhe meshkuj në Shqipëri?. Shifra këto që synojnë të japin një panoramë më të plotë të gjendjes ekonomike, shoqërore dhe kulturore të Shqipërisë me bazë gjinore.