Ndëshkimi i vjedhësve të energjisë elektrike ngec te drejtësia - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-27 1

Të dhënat zyrtare nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike tregojnë se lufta ndaj atyre që vjedhin energjinë po pengohet edhe nga sistemi i drejtësisë. Sipas të dhënave, vetëm gjatë këtij viti Operatori i shpërndarjes ka çuar për ndjekje penale në prokurori 1512 raste për vjedhje energjie, ku përfshihen konsumatorë familjarë, por edhje privatë.