Kryeminsitri akuza Gjykatës Administrative - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka dale para deputeteve per te sqaruar domosdoshmërinë e aksionit kundër vjedhjes se energjisë elektrike; pa lënë mënjane akuzat ndaj sistemit gjyqësor i cili sipas tij me vendimet e padrejta vetëm se ka renduar situatën e vështire ne te cilen ndodhet sistemi jone energjetik. Sipas liderit te maxhorances gjykata administrative me vendimet qe favorizojnë ata qe vjedhin energjinë elektrike. Gjykata Administrative e këtij vendi po kthehet ne nje zgjatim te korporatës fitimprurëse me te shëmtuar, po behet nje gjykate 5 mije lekeshash , i trajton çështjet vetëm si te fute 5 mije lekëshin ne xhep, si mundet qe per një hajdut. Lideri i maxhorances i ka kthyer përgjigje edhe akuzave te opozitës per rritjen e çmimit te energjisë elektrike. Ne do e heqim fashën se ate e përdorin hajdutet dhe vetëm heqja e fashës do te sjelle nje reduktim te vjedhjes se energjise, por nga ana tjeter ne nuk do ia leme barren pensionisteve por do e marrim ne përsipër, por do e paguajmë ne ate pjese qe vjen si detyrim nga heqja e fashës.Sipas kryeministrit Rama aksioni kundër vjedhjes se energjisë është e vetmja rruge per te shmangur kolapsin qe kërcënon sistemin energjetik per shkak te vjedhjeve qe arrijnë vlerën e 150 milion eurove çdo vit

Free Traffic Exchange