http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në rrethin e Korçës çdo ditë ju ndërpritet energjia elektrike 300 klientëve duke filluar nga ata që kanë dy fatura te papaguara e deri tek bizneset që kanë disa fatura. Numri trefishohet ne shkallë qarku. Agim Pili drejtori i OSSH së për rrethin e Korçës tha per vizion plus se nga muaji janar i këtij viti dhe deri në muajin shtator niveli i humbjeve nga 49 për qind ka shkuar në 30%. Formalisht abonentët familjarë në Korcë duket se janë paguesit më të rregullt të energjisë elektrike ndaj dhe niveli i arkëtimeve është në masën 96 per qind. Por problemi qëndron se këta qytetare paguajnë faturat ndërkohë qe edhe abuzojnë me matesat. Deri në janarin e këtij viti Korça ka qenë nga qytetet me humbjen me te madhe ne rrjet, ashtu sic ka qene nga ana tjetër edhe rrethi me arkëtimet më të mëdha.