Torrovica rrezikon të përmbytet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dimri duket se do të sjellë të tjera përmbytje në disa zona të Lezhës për shkak të mungesës së fondeve. Situata është paralajmëruar edhe për mijëra banorë të zonës së Torovicës ku fusha ka pësuar një rënie deri në dy metra,ndërsa hidrovori nuk tërheq dot ujin për këtë arsye. Drejtori i Bordit të Kullimit në Lezhë,Petrit Gjoni,thotë se mënyra e vetme për të shpëtuar njëherë ë përgjithmonë nga përmbytjet është investimi për ndërtimin e hidrovotit të Balldrenit. Drejtoria e bordit të kullimit i është drejtuar me shkresa disa herë prefekturës, ministrisë së bujqësisë dhe institucioneve të tjera, por nuk kemi marre përgjigje. Ndërtimi i hidrovorit të Balldrenit kërkon financime të mëdha të cilat edhe ministria e bujqësisë e ka të vështirë ti përballojë.Ata që do të vuajnë sërish këtë situatë do të jenë mbi 6 mijë banorë, tokat e të cilëve ndodhen pikërisht në këtë zonë. 2500 hektarë të kësaj zone vijojnë të jenë të rrezikuara,ndërsa nuk është pastruar asnjë kanal,madje as kryesori edhe pse dimrin e shkuar Torrovica u përmbyt disa herë rresht.

Free Traffic Exchange