Sytë nga Komisioni i Disiplinës, pritet vendimi i UEFA-s - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sot i gjithë opinioni sportive shqiptar është i fokusuar nga Unioni i Zvicrës aty ku po zhvillohet mbledhja e Komisioni të Disiplinës së UEFA-s që do të marrë vendimin për sfidën e ndërprere Serbi vs Shqipëri me 14 tetor në Beograd, pas dhunës së ushtruar në fushën e lojës nga tifozët serb mbi lojtarët e kombëtares shqiptare. Anëtaret e komisionit të disiplinës po dëgjojmë të gjitha palët, Duke nisur nga gjyqtaret e ndeshjes,vëzhguesi dhe delegate lidhur me të që ndodhi në stadiumin Partizani të Beogradit. Po ashtu një raport të detajuar do të dorëzojnë tek Komisioni i Disiplinës edhe anëtaret e komisionit të etikes të cilët për më shumë se 1 jave janë marrë më grumbullimin e te dhënave për atë që ndodhi në takimin Serbi vs Shqipëri. Rol të veçante do të kenë edhe argumentat mbrojtës të dy federative të cilave i është vënë në dispozicion edhe një videoprojektior. Të parët do të mbrohen zyrtaret e federatës serbe dhe më pas FSHF nëpërmjet juristeve të saj dhe dy zyrave të huaja ligjore të cilat kanë përgatitur një raport të hollësishëm ku kërkohen tre piket në tavoline. Megjithatë mediat serbe kanë nxituar që edhe në këtë rast ta paragjykojnë vendimin pasi Kurir? në mënyre te veçante shkruan se sipas burimeve të saj, Serbisë do t?i jepet fitorja në tavoline, 3 me 0 pavarësisht se kombëtarja do të gjobitet dhe do të zhvilloje disa ndeshje me dyer të mbyllur, ndërsa Shqipëria do të dënohet me 150 mijë franga. Mediat serbe pohojmë gjithashtu se vendimi mund të zbardhet të premten, gjë e cila është pranuar si opsion edhe nga kreu i FSHF, Armando Duka.