http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për Partine Demokratike ndryshimi i kodit zgjedhor ne mënyre te njëanshme nga qeveria është i papranueshëm dhe thellon krizën politike ne vend. Eksperti i kodit elektoral, njëherësh nënkryetari i Komisionit te Ligjeve Oerd Bylykbashi, nënvizon faktin se qe prej vitit 2001 ndërhyrjet ne ligjin e zgjedhjeve janë bere vetëm me komisione bipartizane; duke theksuar se ndryshimi i kodit ne mënyre te njëanshme se bashku me hartën e re territoriale te miratuar po ne mënyre te njëanshme cenon garancitë qe opozita duhet te ketë ne zgjedhjet e ardhshme lokale. Sipas Bylykbashit reformat e mëdha e veçanërisht ato qe kane te bëjnë me zgjedhjet, duhet te kenë ne themel marrëveshjet politike. Pak dite me pare Ministri për Çeshtjet vendore Bledi Çuçi lajmëroi se qeveria po ndryshon kodin zgjedhor ne mënyre qe ta përshtate me ndryshimet qe imponohen nga ndarja e re territoriale. Çuçi sqaroi se qeveria po e realizon e vetme këtë proces, pasi opozita ka zgjedhur rrugën e bojkotit.