Argumentat përse FSHF kërkon 3 pikë në tavolinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Federata Shqiptare e Futbollit ka bere publike dosjen e përgatitur e cila i është dërguar komisionit te disiplinës pranë UEFA për incidentin e Beogradit .Në material theksohet që në ndeshjen Serbi-Shqipëri futbollistët e Shqipërisë kanë qenë viktimë e dhunës fizike dhe verbale e shoqëruar me thirrje raciste. Në lidhje me thirrjet raciste, një kërkesë e veçantë i është dërguar UEFA-s ditën e Hënë për përfshirjen e tyre në procedurën e hapur dhe zgjerimin e akuzave kundër Serbisë. . Futbollistët e Shqipërisë nuk kanë refuzuar të luajnë, por vazhdimi i lojës ka qenë i pamundur si pasojë e drejtpërdrejtë e dëmtimeve fizike dhe psikologjike prej sulmeve të pakontrollueshme të tifozëve serbë, të punonjësve të sigurisë dhe, në disa raste të izoluara, edhe të vetë futbollistëve serbë. Siç rezulton edhe prej raportit të Delegatit të Sigurisë të UEFA-s janë evidentuar shkelje të rënda ne këto pika:1. Mungesa e sigurisë së nevojshme të fushës së lojës2. Sjellja shumë e keqe e tifozëve3. Menaxhimi i dobët i stadiumit4. Gjendja e tij e keqe deri në konstatimin e faktit të rëndë që policia ?nuk mund të mbrojë lojtarët dhe arbitrat?5. Rezulton qartësisht që nuk janë siguruar kushtet e barabarta për vazhdimin e ndeshjes së futbollit.Kështu sipas rregullores jo vetëm që shkelja për të cilën është akuzuar FSHF duhet të rrëzohet, por FSHF ka kërkuar edhe fitoren 3-0 në tavolinë. Përsa i përket akuzës së banerit të paligjshëm që u shfaq mbi fushën e lojës, ajo duhet rrëzuar, ndër të tjera, për arsyet e mëposhtme:1. Në stadium nuk ka pasur tifozë të Shqipërisë përveç futbollistëve dhe delegacionit;2. Si futbollistët ashtu edhe delagacioni janë kontrolluar nga policia pas ndeshjes dhe nuk është gjetur asnjë objekt për pilotimin e dronit;3. Baneri ka ardhur nga zona jugore prapa portës, zonë e cila ka qenë me tifozë Serbë të cilët nuk kanë qenë të kontrolluar nga policia meqenëse kanë mundur të fusin në stadium flamuj politikë, sende të forta si dhe një fuçi.4. Për të gjitha këto arsye është e pamundur të përcaktohet autori i incidentit dhe fakti që ky i fundit është shqiptar (territori i hartës në baner është më i gjerë se territori i Republikës së Shqipërisë).Ne fund federata shqiptare e futbollit ka beret e ditur se vendimi i marrë nga UEFA, te enjten, mund të jetë objekt i apelimit pranë Gjykatës të Arbitrazhit të Sportit.

Free Traffic Exchange