Rama: Plan për energjinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Hajdutet e energjisë janë armik i përbashkët i popullit shqiptar?.Me këtë deklarate kryeministri Edi Rama ka njoftuar aksionin e ri te qeverise kundër vjedhjes se energjisë elektrike. Ne një deklarate për mediat, shefi i ekzekutivit ka njoftuar se qeveria ka përfunduar planin operacional i cili do te zbatohet nga kompania e shpërndarjes se energjisë dhe policia e shtetit për t?i dhëne fund vjedhjes se energjisë, e cila arrin shifra marramendëse deri ne 150 milionë euro çdo vit. Kryeministri ka njoftuar se aksioni kundër vjedhjes se energjisë do te nise nga bizneset. Por mesazhi i kryeministrit kundër vjedhjes se energjisë iu është drejtuar edhe gjyqtareve. Lideri i mazhorances ka përsëritur se nuk do te ketë rritje te çmimit te energjisë, por vetëm heqje te fashës mbrojtëse; por sipas tij edhe kjo mase do te merret kur t?i jepet fund vjedhjes se energjisë.