http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rendohet pozita e te pandehurit e akuzuar për vrasjen e ish-kryekomisar Dritan Lamajt, Arben Frroku. Personi i cili ka fituar statusin e dëshmitarit te mbrojtur, nuk është tërhequr nga dëshmia e dhëne ne Prokurori se ka pare Frrokun ne vendin ku u vra Dritan Lamaj. Seanca është zhvilluar me dyer te mbyllura ndërsa, dëshmia është bere me ane te video-koherencës. Dëshmitari Fatmir Vladi është paraqitur si Arben Ndoka me identitetin e ndryshuar, për t?i ruajtur anonimatin tashme te dekonspiruar. Megjithatë formalisht ai ishte vendosur nga Gjykata ne një tjetër salle nga ajo qe qëndronte i pandehuri dhe avokatet e tij. Madje dëshmitari të cilin tashmë e njohim të gjithë është pozicionuar në profil për të mos u identifikuar.Dëshmitari kyç ka deklaruar në sallë për herë të parë se e ka parë të akuzuarin së bashku me të shoqen dhe seancën e ardhshme pritet të thirret edhe kjo e fundit për dëshmuar. Fillimisht dëshmitarit i janë drejtuar pyetjet nga Prokuroret dhe Gjyqtaret dhe me pas radhën e ka patur mbrojtja dhe vete i pandehuri, ku ka patur edhe debate te ashpra mbi vërtetësinë e dëshmisë, debate këto që kanë zgjatur për disa orë. Po pavarësisht kundërshtimeve mësohet se dëshmitari deklaroi se i qëndronte deklarimeve te mëparshme se ka parë Arben Frrokun në vendin e vrasjes së Lamajt më 24 shkurt 2013 ne momentin kur ai është larguar prej andej me nje makine BMW. Tashme dëshmia pritet te vlerësohet nga gjykata nëse do te pranohet apo jo. Gjithashtu gjykata pritet te kryeje edhe një eksperiment shkencor për te përcaktuar nëse ka mundësi qe një person te përshkruaje për 3 ore intenerarin e rrugës nga Qafe Kërraba ne Kapshtice, rruge qe pretendon se e ka kryer Frroku ditën e ngjarjes për t?u larguar drejt Greqisë.