Kapen 76 klandestine në Gjirokastër - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për t?i ikur luftës klandestinët nga Lindja e Mesme vazhdojnë të përdorin territorin shqiptar me synimin që të mbërrijnë në Europe. Kontingjenti i radhës prej 76 klandestinësh është ndaluar sot nga policia kufitare e Kakavijës mes të cilëve 60 meshkuj, 9 femra dhe 7 fëmijë. Një 16-vjeçare siriane rrëfen tmerret e luftës që ka përjetuar në vendin e saj çka e ka detyruar t?i bashkëngjitet udhëtimit te mundimshëm për të mbërritur në Europë. ?Jemi larguar si pasoje e luftës në Siri. Shumë ndërtesa janë shkatërruar, situate është jo e mirë atje e për këtë jemi detyruar të lëvizim nga vendi jonë, për të ardhur këtu për të mbijetuar pa menduar për rreziqet. Përpara luftës situata në Siri ishte e mirë. Por tani nuk mund të shkojmë sepse është e rrezikshme edhe pse kemi ende disa njerëz atje. Unë jam 16 vjeçe dikur shkoja në shkollë, por tani jo më duke shpresuar që të nis sërish studimet në vendin ku do të shkoj. Të gjithë klandestinët këtu janë nga Siria?. Policia kufitare e Gjirokastrës po përballet muajt e fundit me një fluks gjithnjë në rritje te klandestinëve qe vijnë nga Siria. 76 klandestinët do të riatdhesohen ashtu si grupet e tjera të ndaluara me parë nga policia e Gjirokastrës.

Free Traffic Exchange