Unioni i Prodhuesve të Miellit për proteinën e bukës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga dita e nesërme, fabrikat e miellit ne Shqipëri do te ndalojnë punën. Ne një njoftim zyrtar, Unioni i prodhuesve te Miellit bën te ditur vendimin e mbylljes se aktivitetit. Unioni sqaron se mbyllja vjen pas nje vendimi qe Ministria e Bujqësisë ka marre ditën e hënë. Ne këtë dokument, ministria ka vendosur te ule përqindjen e proteinës qe ndodhet ne miellin me te cilin prodhohet buka, nga 12.5 perqind ne 9 perqind. Sipas Unionit ky vendim i ministrisë jo vetëm shkatërron industrinë vendase, por përbën rrezik potencial për shëndetin e njerëzve, kjo pasi favorizon futjen e produktit miell me karakteristika jashtë çdo lloj norme, vlere ushqyese dhe shëndetësore. Ne deklarata theksohet se Unioni e quan këtë vendim te qeverise te papritur, te paargumentuar dhe te pa konsultuar me biznesin. Drejtuesit e unionit kane nënvizuar se se standardi lidhur me proteinën ku është bazuar udhëzimi i dale nga Ministria e Bujqësisë i përket Italisë ku konkretisht, 9 perqind përdoret vetëm për ëmbëlsirën, ndërsa per buke masive niveli i proteinës është mbi 12 perqind.Ndryshimi i nivelit te proteinës ne miell u be i ditur nga vete ministri Panariti ne 24 shtator, kur ai deklaroi: Ndërsa ne nje reagim ndaj unionit, Ministria e Bujqësisë sqaron se niveli i poshtëm prej 9 perqind është plotësisht brenda standardeve europiane. Për prodhime te ndryshme nga mielli perqindja e proteinës do te jete e diferencuar dhe ato do te rregullohen me akte nënligjore. Sipas ministrisë, vendimi nuk rrezikon shëndetin e njerëzve e nga ana tjetër ndalon hyrjen e miellit jashtë standardeve.

Free Traffic Exchange