Shërbim Kombëtar Urgjence - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
112 do te jete edhe numri i shërbimit kombëtar te urgjencës, qe do te përqendrohet ne nje qendër unike. Përveç kapaciteteve shëndetësore, ai do te mund te shfrytëzoje edhe infrastrukturën e policisë, për te mbërritur me shpejt tek i sëmuri. Pra qytetaret nuk do te kërkojnë me ndihmën e urgjencës se qytetit a fshatit ku banojnë, por do te bëjnë telefonate ne qendrën e komandës dhe kontrollit. Gjate diskutimit ne Komisionin e Shëndetësisë te ligjit, ministri Beqaj deklaroi se ka nisur shtimi i numrit te mjeteve ne dispozicion. Por për ish-ministrin Vasili këto kapacitete nuk mjaftojnë, ndaj duhet angazhim me i gjere. Duke nisur nga viti 2015, urgjenca do te jete një zë me vete ne buxhetin e Ministrisë se Shëndetësisë.

Free Traffic Exchange