http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Europës i duhet Shqipëria pranë saj, po aq edhe sa i duhet Shqipërisë Bashkimi Europian. Gjatë konferencës së partnershipit Itali - Shqipëri, kryetari i komisionit të jashtëm të senatit italian, Pier Ferdinando Casini tha se Evropës i duhen vende si Shqipëria për të mbajtur stabilitetin në rajonin e Ballkanit. Le ta themi hapur: zgjerimi i Ballkanit shërben për të çuar drejt Mesdheut qendrën e BE, e cila ka qenë shumë në veri deri tani. Europës i duhen vendet si Shqipëria, jo vetëm për të, i duhet stabiliteti i rajonit, hyrja e një vendi me shumicë myslimane është të tregosh se nuk ka përplasje qytetërimesh. Jemi në një moment ku BE nuk është siç ishte më parë, dhe Italia nuk është më si disa vite më parë, votën tonë e keni tuajën. Ndërsa Eric Paquet, drejtori i zgjerimit në Komisionin Europian i tregoi Shqipërisë detyrat që duhet të plotësojë në rrugën që ka drejt integrimit. Administrata publike duhet të jetë e pavarur. Reforma në gjyqësor është e domosdoshme për shtetin e së drejtës por dhe lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qeveria duhet të shfaqë vendosmëri për të bërë politika që luftojnë këto fenomene. Korrupsioni është në shumë fusha, duke përfshirë dhe gjykatat. Duhet tolerancë zero në këtë fushë. Aksionet si në Lazarat janë për tu lavdëruar, por duhen ndjekur në vijim. gjithë zinxhiri i shtetit kërkon përmirësim duke nisur nga policia deri te prokuroria e gjykata. Ish-kryeministri italina Romano Prodi tha se Shqipëria dhe Italia janë dy vende të cilat kanë një miqësi dhe mund të përfitojnë që ta kthejnë në përtim ekonomik për njëra -tjetrën. Ne jemi vendi i dytë në botë sa i përket fuqisë industriale, por kemi shumë ndërmarrje të mesme e të vogla, duhet të gjejmë një mënyrë se si të rritim bashkëpunimin tregtar e të bëjmë të përfitojnë edhe vendet e rajonit. Shqipëria zë 40% të volumeve tregtare në Itali. Konferenca do të vijojë punimet edhe ditën e mërkurë, ku ish kryeministri italian do të drejtojë sesionin për politikat e fqinjësisë në rajonin e Ballkanit.