Daçiç: Të angazhuar për bashkëpunimin rajonal - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pasi dy kryeministrat Rama e Vuçiç ranë dakord për të shtyrë vizitën e kreut të qeverisë shqiptare në Beograd në datën 10 nëntor, klasa politike në serbi ka ndryshuar tërësisht tonin në qëndrimet politike. Duke komentuar këtë fakt, zv/kryeministri, njëherësh Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç tha se shtyrja e vizitës në një situatë të tillë ndikon pozitivisht në marrëdhëniet mes dy shteteve. Unë besoj se është pozitive që vizita nuk është anuluar dhe në vend të kësaj është shtyrë për dy javë, duke pasur parasysh situatën. Kjo është pozitive në mënyrë që përpjekjet e përbashkëta të mund të investohen në përgatitjen e një klime pozitive për takime të tilla. Daçiç deklaroi se Serbia është e përkushtuar qartë për vazhdimin e bashkëpunimit rajonal dhe për bisedime të hapura për të gjitha problemet dhe situatat problematike. Sa i takon incidentit ai tha se ajo qe ndodhi midis Serbisë dhe Shqipërisë të martën e kaluar, nuk ishte një shenjë e mirë.

Free Traffic Exchange