Serbia kërkon autorin e dronit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mediat serbe vijojnë të kërkojnë personin përgjegjës i cili futi me një dron flamurin me hartën e Shqipërisë etnike, gjatë takimit Serbi-Shqipëri më 14 tetor, në stadiumin ?Partizan? i Beogradit. Pas akuzave të drejtpërdrejta për vëllain e kryeministrit Rama, Olsi Rama, gazeta ?Kurir? shkruan se autori i këtij incidenti është 32-vjeçari Ismail Morina, që sipas saj është një i njohur i Olsi Ramës. ?Kurir? nënvizon se Morina ka hyrë në Serbi më 11 tetor me një makinë me targa italiane dhe ka qëndruar ne një hotel pranë stadiumit ?Partizani?. Në këtë hotel ai është regjistruar me një kartë identiteti italiane. Mbrëmjen e ndeshjes, Morina i cili sipas te përditshmes serbe merret me alpinizëm, ka hipur në kishën ngjitur me stadiumin nga ku ka vënë në lëvizje dronin, bashkë me flamurin. Por gazeta ?Kurir? thekson se në momentin kur mjeti fluturues mbërriti mbi fushën e blertë, kontrollin e tij e ka marrë vëllai i kryeministrit Olsi Rama, i cili me shume gjasa sipas ?Kurir?, ka patur paraprakisht të instaluar në I-Phonin e tij programin për të drejtuar dronin. Pas këtij incidenti, morina shkruan kurim është larguar menjëherë nga Serbia, ndërsa autoritetet serbe i kanë kërkuar interpolit arrestimin e 32-vjeçarit. Vete Morina ka publikuar nje video ku ai tregon se ku e kishte fshehur flamurin, por ende nuk dihet nëse ai është vërtet autori i ngritjes se dronit.

Free Traffic Exchange