Nis viti i ri akademik - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
46 universitete publike dhe private kanë hapur këtë të hënë dyert për të pritur rreth 170 mijë studentë. Pas një procesi te gjate përzgjedhjeje dhe shpërndarjeje te fituesve, rreth 19 mijë ish-maturantë nisen për here te pare studimet e larta. Një nga degët me numrin më të lartë të kërkesave edhe për këtë vit mbetet juridiku. Studentët nuk heqin dorë nga pasioni për degën e tyre të preferuar për të cilën janë të sigurt se do t?ju sigurojë të ardhmen e vendit të punës. Për zëvendës dekanen e fakultetit të Drejtësisë, ketrin katro të rinjtë zgjedhin këtë profil pasi është nga më të kërkuarit në tregun e punës. Por jo vetëm juridiku, në listën e më të kërkuarave renditet edhe ekonomiku. Ndërsa degët e mjekësisë kanë tërhequr maturantët me mesataren më të lartë. Pikërisht për këtë Ministrja e arsimit Lindita Nikolla zgjodhi këtë fakultet për të uruar vitin e ri akademik. Edhe këtë vit studentët do të jenë të detyruar të zhvillojnë mësimin me dy turne, për shkak të mungesës së auditoreve.Ky vit akademik nis me 18 universitete më pak se një vit më parë, të mbyllur pas vendimit të qeverisë për shkak se nuk plotësonin kriteret ligjore.