Opozita: Takohemi me Thaçin, jo koalicion me të - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Blloku opozitar i hap rrugë opsionit për të biseduar me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi, për zgjidhjen e krizës politike në vend, duke përjashtuar në mënyrë kategorike koalicion me të. Këtë fakt e ka pohuar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit që ka mbajtur me liderët e LDK-së, Isa Mustafa, Nismës dhe Vetëvendosjes gjatë paradites së sotme. Por Haradinaj përjashtoi mundësinë e një pakti për bashkëqeverisje. ?Marrëveshja mes bllokut është e qartë dhe shumë funksionale. Ne nuk kemi thënë që s?do të takohemi ndonjëherë me Thaçin, por nuk e dua atë si partner të koalicionit? ka thënë Haradinaj. I pyetur në lidhje me këtë vendim të bllokut, kandidatit i opozitës për kryeministër ka thënë se nuk mund të formohet koalicioni me një parti që po shkatërron shtetin. Ndërkohë minoritetit takojnë presidenten Jahjaga për të kërkuar prej saj që t?i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Deputetet e pakicave dhe listës serbe kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër mbajtjes së zgjedhjeve të reja. Që prej zgjedhjeve të 8 qershorit, Kosova nuk ka mundur dot të zgjedhe kreun e kuvendit, e më pas të nisë bisedimet për formimin e qeverisë së re.