http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti I UEFA-s Mishel Platini paralajmëron dënime te ashpra kundër Serbisë dhe Shqipërisë. I ftuar ne emisionin ?Klubi i se dielës?, Platini ka shpjeguar se pse nuk ka patur një short te ndare mes këtyre dy vendeve siç ka ndodhur dikur ne rastin e Armenisë dhe Azerbajxhanit.?Sa i përket asaj që ndodhi në Beograd ne do të ndërhyjmë dhe do të ketë ndëshkime. Ne jemi gjatë gjithë këtyre viteve në kontakt me serbët, kroatët, kosovarët e shqipatëret. Por këtu ka probleme të mëdha politike. Në 2007, Azerbajxhani dhe Armenia, ishin në luftë dhe ndeshjet mes tyre nuk u luajtën, ndaj morëm vendimin që të mos i shortonim së bashku. Me Shqipërinë dhe Serbinë, kjo gjë nuk kishte ndodhur asnjëherë. Nëse Shqipërinë nuk do ta kishim vendosur në të njëjtin grup me Serbinë, atëherë nuk duhet ta shortonim as me Maqedoninë e Greqinë, dhe kjo është gati e pamundur. Ne prandaj po punojmë me këto vende, me presidentët e kryeministrat, që kanë përgjegjsi kryesore për çështjet e sigurisë kombëtare. Por këto gjëra sërish ndodhin dhe kjo më trishton. Vlerësova shumë çfarë ndodhi te Lacio, ku lojtarët serbë dhe shqiptarë pozuan së bashku. Ky është futbolli i vërtete, ai që duhet të afrojë njerëzit e jo t?i largojë?Platini nuk harroi te përmendë masat e marra nga UEFA për reduktimin e racizmit ne futboll.?Ne kemi marrë aksione dhe vendime mbi racizmin dhe ksenofobinë dhe për ketë ka disa shembuj. Dy më të mëdhenjtë janë kur lojtarët ofendohen nga tifozët, por në një rast të tillë dhe unë personalisht nuk kam ç?të bëj pasi jam në tribunë, ndërsa çështja e dytë është ajo e korrupsionit në futboll, e cila prek çdo pjesëmarrës të kësaj loje. Ju e dini që jetojmë në kohë të vështira dhe në Europën Lindore ka shumë racizëm?.Platini ka siguruar se dënimi do te jete shembullor ne mënyrë qe te tilla raste te mos përsëriten me.