Biznesi: Të ulet tatim-fitimi, u rrit evazioni - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komuniteti i biznesit është ne union teksa i propozon qeverise qe te ule tatimin mbi fitimin duke e çuar atë ne nivelin qe ka qene prej 10 perqind. Aktualisht ai është 15 % per bizneset e mëdha. Sipërmarrësit i sugjerojnë qeverise qe te beje nje analize lidhur me efektivitetin e ndryshimit te këtij tatimi dhe me pas te vendose nese duhet te ulet ose jo. Ata e argumentojnë këtë propozim me rritjen sipas te tyre te evazionit fiskalKëto propozime te biznesit vijnë ne nje moment kur dy ministrat e qeverise ai i financave dhe ai i zhvillimit ekonomik po diskutojnë me FMN dhe BB paketën e re fiskale. Nëse deri tani është diskutuar per heqjen e fashave te energjisë per abonentët familjare, biznesi mbetet ende i paqarte se çfarë do te ndodhe me tarifat qe ata paguajnë. Pjesa e taksave qe pritet te ndryshojnë është edhe taksimi mbi dividendin, i cili nga 10 % qe është aktualisht do te rritet ne 15 %. Ndërkohë qe do te rishikohet edhe tatimi mbi te ardhurat, pa përfshire pagat. Behet fjale per te ardhurat qe sigurohen nga qiratë, nga depozitat etjet. Ky tatim aktualisht është 10 % parashikohet te pesoje rritje. Zyrtarizmi i paketës fiskale pritet te finalizohet ne javën e ardhshme.

Free Traffic Exchange