Ish-zv/ministri sqaron “kredinë e Durrës-Kukës” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish zv/ministri Sherefedin Shehu, i paditur nga ministria financave për lidhjen e nje kontrate rrugën Durrës-Kukës ne vitin 2009, thotë se ajo hua ka qene zgjedhja me e mire per kohen. Sipas tij ministria gabon ne akuze kur e cilëson ketë veprim si nje prokurim publik dhe se kush kërkon kredi nuk mund te vendose kushte. Gjate nje interviste për Vizion Plus zoti Shehu jep argumentet e tij pse padia e ministrisë nuk ka baze ligjore, por është nje demagogji. Nuk ishte tender por ishte nje kontrate shërbimi ne kërkonim hua, dhe te maresh kredi kushtet t?i vendos ai qe ti jep dhe jo unë qe kërkoj. Duke u ndalur tek ajo qe ministria e financave e konsideron si nje dem prej 60 mln eurosh pasi është zgjedhur banka me normat me te larta te interesit, ish zëvendës ministri sqaron se ofertat e tjera ne normën me te ulet nuk garantonin shumen qe kërkonim. Kredia sindikate prej 230 milion eurosh, per rrugën Durrës- Kukës u mor ne nje kohe kur kriza financiare po jepte efekte e saj dhe gjetja e huase ne tregun ndërkombëtar ishte bere e vështire sipas Shehut. Pak dite me pare Ministria e Financave depozitoi ne prokurori nje padi ndaj Ridvan Bodes dhe Sherefedin Shehu, qe sipas tyre kane favorizuar subjektin ekonomik qe doli fitues nga kjo gare me nje dem prej 60 mln euro per buxhetin e shtetit.

Free Traffic Exchange