http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Serbia duket se do te mirëpresë kryeministrin shqiptar Edi Rama ne Beograd. Këtë fakt e pohon gazeta serbe ?Kurir?. Ne një shkrim te sajin, e përditshmja ?Kurir? ndalet ne bisedën qe kryeministri Vuçiç ka patur me kancelaren gjermane Angela Merkel, me te cilën ka folur me nje gjuhe te përmbajtur, duke u tërhequr nga deklaratat radikale ne raport me Shqipërinë dhe shqiptaret. Sipas gazetës, megjithëse qeveria serbe ende nuk ka mbajtur nje qëndrim zyrtar ne lidhje me vizitën e 22 tetorit, burime prane kryeministrisë serbe kane thënë se ka shume gjasa qe Beogradi zyrtar te mirëpresë kreun e qeverise shqiptare. Kjo vazhdon gazeta, shkon dhe me qëndrimin qe kryeministri Vuçiç ka mbajtur gjate bisedës me kancelaren gjermane, sipas te cilit pala serbe do te luaje një rol te rendesishem ne paqen dhe stabilitetin ne rajon.