http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situata e deflacionit në Europë rrezikon të ulë investimet e huaja edhe në Shqipëri. Sipas një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë ku bizneset dhe konsumatorët kanë shprehur pritshmërinë për të ardhmen e ekonomisë, treguesi që pasqyron situatën e prodhimit të biznesit është negativ. Ky tregues lidhet me perceptimin që ndërmarrjet në Shqipëri kanë për të ardhmen dhe me shtimin e investimeve të biznesit. Situata e deflacionit në shumë shtete të Europës ka bërë që vlera e euros të rritet, të bien çmimet dhe si rrjedhojë bizneset të kenë më pak fitim. Megjithatë përfaqësuesit e bizneseve të huaja shprehen se Shqipëria mund të përfitojë nga sjellja e bizneseve të reja këtu po të përfitojë nga situata politike e krijuar në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Edhe pse tremujori i dytë i këtij vitit rezultoi negativ, raporti i bankës qëndorre thotë se perceptimi i bizneseve për të ardhmen sjell rritje të ekonomisë, por kjo do të ndikohet më shumë nga faktorët e brendshëm. Çelja e fondeve për investime publike dhe hyrja në fuqi e disa masave që shkurtojnë kohën e biznesit pritet të japin kontribut pozitiv për ekonominë.