Debati për “Shqipërinë e Madhe” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tensionimi i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Serbisë, është reflektuar edhe në një lloj beteje në rrjetet sociale mes dy kryeministrave.Kreu i qeverisë serbe i ktheu përgjigje deklaratës të homologut shqiptar Rama në Tuitter, se Shqipëria e Madhe është vetëm një makth i serbëve e jo projekt konkret.Por Vuçiç, shmang thelbin e deklaratës së Ramës. Kryeministri serb spekulon kur thotë se makthi i Shqipërisë së madhe nuk është vetëm i serbëve, por i të gjithëve, madje edhe i Europës. Absurdja është fakti se kjo përmendet nga kryeministri i një vendi që ka kryer katër luftëra në fund të shekullit të 20-të, në mes të Europës, për një Serbi të madhe. Ndërsa shumë shqiptarë ka vetëm viktima të këtyre luftërave.?Njerëzit që thonë se Shqipëria e Madhe është makthi ynë, kanë absolutisht të drejtë. Por ai nuk është vetëm makthi ynë, është makthi i Europës, është makthi i njerëzimit dhe ne do të bëjmë më të mirën për të parandaluar që bota të futet në këtë makth. Ne shpresojmë se shqiptarët normalë ta kuptojnë këtë.?Në postimin e mëparshëm të kryeministrit Rama, vërehej një përpjekje për t?i qetësuar të gjithë, kur shprehej se nuk ekziston një projekt i Shqipërisë së Madhe dhe se ky është thjesht një makth i serbëve, vendi i të cilëve do të kthehet në normalitet vetëm kur ta kuptojë këtë.Gjatë se premtes pasdite, kryeministri serb Vuçiç, duke vijuar ta mbajë të tensionuar situatën, tha për Reuters se pala serbe ende nuk e ka vendosur nëse do ta mirëpresë kryeministrin Rama, në vizitën e programuar në Serbi më 22 tetor, edhe pse ky i fundit ka shprehur vazhdimisht gatishmërinë për të shkuar, nëse pritet nga Beogradi zyrtar.Por ne fakt duket se thelbi i hezitimit te palës sere qëndron ne piken e fundit te agjendës se kryeministrit Rama. Një agjende kjo e bardhur një dite me pare edhe nga Vizion Plus. Vizita zyrtare edhe pse parashikon shëtitje ne këmbe ne Beograd, takime te te gjitha niveleve dhe konference për shtyp ne te vërtete do te kulmoje me nje miting ne Sheshin Liria ne Luginën e Preshevës, kryeqendra e shqiptareve ne Serbi. Ne këtë shesh është parashikuar nje fjalim publik para qytetarëve. Duket se kjo është pika qe serbet shpresojnë te negociojnë, ndërsa kane deklaruar se do ta marrin këtë brenda fundjavës vendimin për te pritur apo jo delegacionin zyrtar.

Free Traffic Exchange