UEFA: Nuk do të ketë dënim ekstrem - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Anëtari i Komisionit te Disiplinës ne UEFA njëkohësisht sekretari i përgjithshëm i federatës çeke Rudolf Repka, beson se vendimi përfundimtar si për Serbinë ashtu dhe për Shqipërinë do te merret ne mesin e muajit nëntor. Ne një interviste për gazetën serbe ?Kurir? Repka ka bere te ditur se ne tavoline janë te gjithë opsionet; qe nga gjoba te majme, takime pa tifozë, deri te përjashtimi nga eliminatoret. Gjithësi anëtari i Komisionit te Disiplinës beson se edhe pse do te merren ne konsiderate te gjitha opsionet, nuk do te shkohet ne dënimin ekstrem. Repka beson se përveç gjobave shume te mëdha për te dy federatat, takimi i ndërprerë do te rilahet ne nje fushe neutrale pa prezencën e publikut dhe i njëjti rregull do te jete edhe për takimin e vitit te ardhshëm e planifikuar ne token shqiptare. Ndërkohë pas lajmeve se vendimi i disiplinës do te jepej ne 23 tetor anëtari i Komisionit te Disiplinës pranë UEFA-s se deri ne këtë date është nje periudhe shume e shkurtër per te vendosur për incidente te tilla te renda. Inspektoret e UEFA-s mbledhin te gjitha provat dhe me pas i dorëzojnë ne Komisionin e Disiplinës. Te enjten e 23 tetorit, Serbia dhe Shqipëria do te njihet vetëm me fatin e ndeshjes se ndërprerë ne stadiumin ?Partizan? te Beogradit.

Free Traffic Exchange