Serbi, zërat e parë pro vizitës së Ramës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Beogradi zyrtar nuk ka vendosur ende nëse do ta mirëpresë kryeministrin Rama dhe delegacionin shqiptar në Serbi më 22 tetor. Megjithatë në Serbi dalin zërat e parë që thonë se kryeministri shqiptar duhet të pritet nga autoritetet. Partia Social- Demokrate e drejtuar nga ish-presidenti serb Boris Tadiç, përmes një komunikate zyrtare shprehet se Rama duhet të vizitojë Serbinë dhe se nuk duhet lejuar që provokimet politike e dhuna e tifozëve në një ndeshje futbolli të cenojë dialogun dhe kompromisin mes popullit serb dhe shqiptar. Partia e Tadiç dënon aktet e dhunshme të huliganëve serbë ndaj shqiptarëve dhe bizneseve së tyre në shumë qytete të Serbisë. Edhe Presidenti i Forumit për Marrëdhëniet Etnike Dushan Janjiç thotë se kryeministri Rama duhet të vizitojë Serbinë, pasi sipas tij, anulimi i vizitës, do të dëmtonte të dyja palët. ?Pres që vizita të zhvillohet pasi do të fshinte çdo akt dhune dhe ideologji të sëmurë. Vizita është e një rëndësie thelbësore?, shprehet Janjiç. Por këtyre zërave që përpiqen të qetësojnë tensionet, u bashkohen edhe teori komplotistë të të tjerëve. Komisari për sigurinë në federatën serbe, Milivoj Mirkov shkon deri në paranojë, kur thotë se huligani i njohur si Ivani i tmerrshëm, i cili zbriti në fushë ditën e ndeshjes, është paguar nga mafia shqiptare që ta bëjë këtë, në mënyrë që të dëmtojë palën serbe.