http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Incidente sporadike kthehen ne sulme te organizuara dhune. Këtë radhe pre kane qene shqiptarët që jetojnë në serbi. Në Novi Sad qytetin e dytë më të madh të Serbisë dhe provincën e Vojvodinës, mediat raportojnë për gjashtë sulme të reja ndaj bizneseve të pronarëve shqiptarë në Serbi. Persona të panjohur kanë djegur një furrë e kanë dëmtuar pese prona te tjera në Novi Sad dhe në Vojvodine. Sipas mediave nga këto incidente që kanë ndodhur thuajse njëra pas tjetres, fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, pasi në atë orë këto bizneset ishin te mbyllura. Policia në serbi ka njoftuar se po heton për të identifikuar autorët e këtyre incidenteve. Sulmet kundër lokaleve shqiptare filluan një ditë pas ndërprerjes së ndeshjes serbi -Shqipëri. Por dhune nuk ka patur vetëm ne brenda territorit serb. Brenda 48 orëve orë janë shënuar dhe incidente me shqiptarët në mal të zi. Të mërkure dhe enjten u sulmua Ambasada Shqiptare në Podgoricë, kur tre persona gjuajtën me gurë xhamat e selisë diplomatike të Shqipërisë ne mal të zi. Policia ka arritur të arrestojë autorët, por pa bërë të ditur motivet e ngjarjes.