http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Maqedonia dënon incidentin që ka ndodhur mbrëmjen e 14 tetorit ne ndeshjen Serbi-Shqipëri ne stadiumin Partizani i Beogradit. Duke folur nga Gjeneva ku po merr pjesë në forumin Krans Montana, Ivanov tha se ngjarjet e tilla si ato në Beograd sjellin shumë pasiguri te njerëzit që jetojnë në Ballkan. Rajoni ynë ka ende nevojë për një besim më të madh, komunikim dhe shembuj pozitiv. Janë pikërisht ato që na bashkojnë, sepse duke respektuar parimet dhe vlerat, në rajonin tonë do të sundojë paqja dhe bashkëpunimi, por para së gjithash përparimi ekonomik, hapja e vendeve të punës dhe e ardhmja më e ndritur e të rinjve. Ne vijim te fjalës se tij Ivanov tha se vendet dhe popujt e Ballkanit duhet të respektojnë standardet dhe vlerat e BE-së dhe NATO-s, sepse janë ato që sipas tij u sjellin mirëqenie.