Basha: Rama, anulo vizitën! - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht kryeministrit Edi Rama te anuloje vizitën ne Beograd. Lideri i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar para mediave se vizita ne nivel kryeministri ka qene e pajustifikuar edhe me herët por pas ngjarjeve te 14 tetorit ajo minimalisht duhet anuluar. Sipas Bashes qëndrimet e autoriteteve serbe përgjatë ditëve te fundit kane treguar se dera per nje vizite te nivelit te larte tashme është e mbyllur; pasi ata nuk janë distancuar nga dhuna e as nga fyerjet qe u janë bere shqiptareve përkundrazi kane rritur tensionin. Basha ka theksuar se politika shqiptare eshte pro nje historie te re me vendin fqinj Serbinë dhe perspektiven evropiane te vendeve te rajonit, por nga ana tjetër paradat pro Rusisë të Serbisë tregon që Beogradi zyrtar është i shtirur në lidhje me integrimin Europian dhe e dyzuar për të filluar një histori të re me vendin tone. Shikoni qëndrimin ordiner të presidentit Nikoliç kur thotë që Shqipërisë do i duhen vite të bëhet vend normal. Çfarë janë këto mesazhe cili është kumti i tyre? Mesazhi është mos eja! Dera është e mbyllur! Edhe ish-ministri i jashtëm Aldo Bumçi ka dënuar sjelljen e krerëve te shtetit serb dhe ka kërkuar qe Rama te shtyje vizitën ne Beograd; por nga ana tjeter ka vlerësuar reagimin e shtetit shqiptar ne ketë situate. Këto janë reagimet e para te opozitës kundër vizitës se kryeministrit Rama ne Beograd te mërkurën e 22 tetorit, qe vijnë vetëm nje dite pasi vizita u rikonfirmua nga shefi i ekzekutivit Rama.

Free Traffic Exchange