NAÇO PER MBLEDHJEN E KLD-SE V2.mpg - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka akuzuar KLD-në se po vijon me agjendën personale duke mos marre parasysh kërkesat e Ministrit te Drejtësisë. Sipas Naços edhe ne mbledhjen e kësaj te premteje këshilli, ndonëse ka nje agjente te ngjeshur nuk ka nuk ka futur ne rend te dites kërkesën e Ministrit te Drejtësisë për shkarkimin e nje inspektori te KLD-se qe ka deklaruar te kete nje pasuri te pajustifikueshme, i cili per me tepër është edhe kandidat per ne Gjykatën e Apelit . ?KLD gjen dhe fut ne rend te ditës gjithçka dhe nuk fund ne rend dite kërkesën e Ministrit te Drejtësisë qe është me te vërtete e rëndësishme kundër korrupsionit. Te përcaktohet agjenda e tyre. Lus zotin qe KLD te ketë pak integritet, te paktën te mos ta votoje sot per anëtar te Gjykatës se Apelit ? Lidhur me rendin e ditës se sotme ku është parashikuar emërimin e pese krerëve te gjykatave ne rrethe, Naço shprehet se prej shtatorit te vitit te kaluar ka inkurajuar Këshillin e Larte te Drejtësisë qe te fusi ne rend dite keto emërime. Ndërkohë KLD ka ne rend te ditës shqyrtimin e 20 pikave ku dominojnë emërimet e kryetareve te gjykatave dhe gjyqtareve ne gjykatat e apeleve Shkodër, Vlorë dhe Durrës. Opozita ka akuzuar shumicën qeverisëse për komisionin hetimor kundër 2 anëtarëve te KLD Çefa e Lelçaj. Ish-ministri i drejtësisë ka deklaruar se seanca dëgjimore e se premtes ishte nje gjyq i stilit politik dhe perben një goditje e rëndë që i bëhet frymës së konsensusit dhe gjithëpërfshirës së tryezës së 6 Tetorit, të organizuar nga Presidenti i Republikës. Është një goditje që i bëhet reformës që duhet të nisë në drejtësi këtë vjeshte persa i përket ruajtjes së pavarësisë së sistemit, gjithëpërfshirës dhe konsensusit me të cilin është e lidhur ngushtë jetëgjatësia e reformave. Një goditje që i bëhet Kushtetutës duke kërkuar të ndërpresë mandate kushtetues të një institucioni të pavarur. Njëkohësisht, Partia Demokratike i bën thirrje mazhorancës të ndalojë menjëherë zbatimin e skenarit të Ramës dhe Metës për të zëvendësuar anëtarët e KLD-së dhe se vijimi i kësaj rruge të nisur prej tyre do të thellonte akoma më shumë krizën politike që ka mbërthyer vendin duke lënë në udhëkryq demokracinë e vendit, dhe reformat e integrimit europian të cilat kërkohen për hapjen e negociate me Bashkim Europian.