http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne vendimin zyrtar te UEFA-s për ngjarjen ne stadiumin e Beogradit nuk përmendet ne asnjë nga akuzat hetimi per thirrje ?raciste? te tifozëve serb ndaj Shqipërisë. Por, tashme me nje kërkim te thjeshte ne internet ku gjendet dhjetëra faqe tifozësh serb, shfaqen videot ku dëgjohen qartazi thirrjet ekstremiste kundër shqiptareve. Ja cilat janë disa prej tyre: Siç shihet dhe dëgjohet turma uleret ?Vrit e ther shqiptarin qe te mos ekzistoje?. E njëjta thirrje, po ne kor nga tifozët serb, ka ne baze te saj shprehjen?Dhuno shqiptarin? Po ne internet ne faqet e tizofeze serbe, gjendet edhe kjo video ku qartazi dëgjohet se si turma ka bllokuar me thirrjet raciste këndimin e himnit shqiptar nga futbollistet e kombëtares. Ne videot e tjera qe qarkullojnë online dëgjohen edhe shprehje si ?Kosova është Serbi? apo ?Kush nuk hidhet, është shqiptar?. Madje edhe vete fjala ?shqiptar? qe përdoret nga tifozët ne turme ka nje kuptim negativ dhe racist, pasi zyrtarisht ne gjuhen serbe shqiptaret quhet ?albanski?. Te gjitha keto materiale duket se janë nder te tjera dëshmi e prova qe Federata Shqiptare e Futbollit do te duhet t?i dorëzoje përpara UEFA-s.