Boçka: Jo vakum marrëdhëniesh pas ngjarjes në Serbi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori i Shqipërisë ne Beograd, Ilir Boçka ka deklaruar se përgatitjet për vizitën e kryeministrit Rama ne Serbi janë ne vazhdim. Ne nje konference për shtyp mbajtur mbrëmjen e te enjtes ne kryeqytetin serb, diplomati ka mohuar zerat se ngritja e dronit ishte nje plan i delegacionit shqiptar ne stadium duke sqaruar se kjo teori është shpjegimi per dështimin e ruajtjes se rendit. ?Mendoj se incidenti e komplikon atmosferën, por do të ishte kundër-produktive për bashkëpunimin mes vendeve tona që pas çdo incidenti të ketë vakum dhe pastaj t?ia nisim nga e para?. I pyetur nëse Tirana Zyrtare dënon shfaqjen e flamurit me hartën e Shqipërisë se Madhe, diplomati yne tha se qeveria shqiptare njeh vetëm nje Shqipëri. Ambasadori ka nxjerre para gazetareve edhe imazhe te tjera xhiruara ate dite, qe tregojnë britmat raciste te tifozëve serbe. ?Në këtë video ju mund të dëgjoni tifozët që thërrasin ?vrisni shqiptarët?, fjalë të cilat nuk i kam dëgjuar askund tjetër dhe që për më tepër thuheshin gjatë himnit shqiptar?, ka thënë Boçka. ?Të gjitha këto çuan në episodin provokues me objektin fluturues me një flamur?. Boçka ka kritikuar autoritet serbe edhe per trajtimin e nje grupi te shqiptareve ne aeroportin e Beogradit, te cilëve u mbajtën atje për rreth tre ore.

Free Traffic Exchange