Naço: KLD, agjendë personale - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka akuzuar serish KLD-në se po vijon me agjendën personale duke mos marre parasysh kërkesat e Ministrit te Drejtësisë. Sipas Naços edhe ne mbledhjen e kësaj te premteje ky këshill, ndonëse ka nje agjende te ngjeshur nuk ka nuk ka futur ne rend te ditës kërkesën e Ministri te Drejtësisë per shkarkimin e nje inspektori te KLD-së qe deklaruar te këtë nje pasuri te pajustifikueshme, i cili për me tepër është edhe kandidat per ne Gjykatën e Apelit. ?KLD gjen dhe fut ne rend te ditës gjithçka dhe nuk fund ne rend dite kërkesën e Ministrit te Drejtësisë qe është me te vërtete e rëndësishme kundër korrupsionit. Te përcaktohet agjenda e tyre. Lus zotin qe KLD te ketë pak integritet, te paktën te mos ta votoje sot për anëtar te Gjykatës se Apelit. Lidhur me rendin e ditës se sotme ku është parashikuar emërimi e pese krerëve te gjykatave ne rrethe, Naço shprehet se prej shtatorit te vitit te kaluar ka inkurajuar Këshillin e Larte te Drejtësisë qe te fusë ne rend dite këto emërime. Ndërkohë KLD ka ne rend te ditës shqyrtimin e 20 pikave ku dominojnë emërimet e kryetareve te gjykatave dhe gjyqtareve ne gjykatat e apeleve Shkodër, Vlorë dhe Durrës.