Eurozona rrezikon reçesion - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-27 0

Eurozona rrezikon të zhytet sërish në reçesion. Të dhënat e dobëta ekonomike, çmimet e aksioneve në rënie dhe rritja e papunësisë tregojnë se zona e monedhës së përbashkët asnjëherë nuk e kapërceu plotësisht ngërçin disavjeçar dhe se pa masat e nevojshme ajo mund të jetë vërtet në rrezik. Kriza, sipas ekspertëve, tani është e një forme tjetër.