SHBA, kryeministri flet në Harward - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Rama i ka quajtur dy dekadat qysh prej daljes nga izolimi për Shqipërinë, si vite lundrimi në një det rrjetesh e mundësish, por pa mundur të ankorojë në rezultate të përshtatshme. Ne fjalën e mbajtur gjate një sesioni ne qendrën per zhvillim ndërkombëtar ne universitetin e Harwardit Rama tha se program i qeverise është fokusuar ne përmirësimin e ekonomisë. ?Ne jemi të sigurt që nuk duam zhvillim ekonomik në kurriz të demokracisë, dhe kurrë nuk do të punojmë për zhvillim ekonomik në kurriz të lirisë. Demokracia nuk mund të qëndrojë pa zhvillim ekonomik, por zhvillimi ekonomik është i mundshëm edhe pa demokraci. Por kjo nuk është zgjedhja jonë dhe kurrë nuk do të jetë zgjedhja jonë. Dhe veçanërisht nga kjo pikëpamje ne kemi si shembull frymëzimi vendet ku liria është në fuqi dhe ku zhvillimi ekonomik vjen si pasojë e lirisë dhe demokracisë, ?Kryeministri shprehu domosdoshmërinë per një model te ri ekonomik. Sipas tij nuk duhet te mbështetemi tek te ardhurat nga emigrantet por te shfrytëzohet potenciali vendas si dhe pozicioni gjeografik.Tani është koha të reformojmë sistemin financiar dhe të sigurojmë transparencën dhe parashikueshmërinë. Kemi filluar nga tatimet dhe doganat, dhe në lidhje me këto të fundit, bashkëpunimi me një kompani britanike Crown Agents, ka dhënë rezultate të shkëlqyera në luftën kundër korrupsionit dhe sigurimin e një modernizimi të qëndrueshëm të sistemit doganor. Duke rritur në mënyrë domethënëse të ardhurat. Rama theksoi se për arritjen e rezultateve të dëshirueshme e të qëndrueshme, qeveria është fokusuar në ngritjen e strukturave që sigurojnë vazhdimësinë dhe suksesin të bazuar mbi dijen.