Arrestime për energjinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri ka paralajmëruar se do te nisin ne mase arrestimet e te gjithë atyre qe vjedhin energjinë elektrike. Duke folur ne Kuvend, ministri tha se ka një plan pune me policinë e shtetit për te dërguar ne burg ata qe do te kapen duke vjedhur. Masat me te rrepta janë per bizneset te cilët abuzojnë me energjinë per qëllime fitimprurëse. Prej kohesh kompania e shpërndarjes ka nisur kallëzimet penale për shtetasit qe konsiderohen hajdut te energjisë. Por tashme lufta ndaj këtij fenomeni do te marre nje permase te re. Kjo nisme konkretizohet ne nje kohe kur kompania OSSHEE ka dale nga administrimi i përkohshëm i Entit Rregullatorë. Kjo pas marrëveshjes se arritur me çeket e CEZ-it, çka për rrjedhoje solli qe aksionet te kalojnë nen pronësinë e kompanisë se shpërndarjes.

Free Traffic Exchange