Biletaria elektronike. Sistemi i ri, në disa muze dhe kala - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse deri dje një cope letër e shkëputur nga nje bllok ka qene bileta juaj per te vizituar Muzeun Historik Kombëtar, nga sot do te keni ne dore nje forme te re. Ky është sistemi i biletarisë elektronike i cili nisi te funksionoje kete te enjte ne Muzeun me te rendesishem te vendit. E thene ndryshe, blerja e biletës tuaj do te shoqërohet me nje regjistrim elektronik, ju do te merrni kuponin tatimor, ndërsa Muzeu do te shmange abuzimet dhe do te dokumentoje me sakte numrin e vizitoreve. Projekti i këtij sistemi ne trashëgiminë kulturore shqiptare, ka përfshire edhe 5 site te tjera ne vend, si muzeun e Krujës, Kalanë dhe Muzeun Onufri ne Berat, Parkun Arkeologjik te Fierit, Kalanë e Rozafës ne Shkodër dhe ate te Gjirokastrës. Programi i Ministrisë se Kulturës është financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit dhe sipas zyrtareve i hap rruge ne te ardhmen administrimit te pavarur te siteve te trashëgimisë, te cilat deri me sot te ardhurat e biletave i çojnë ne buxhetin e shtetit.