Lani duart që të mos sëmureni - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne qendrën universitare ?Nene Tereza? shkojnë çdo dite 40 paciente qe vuajnë nga patologji që rrjedhin nga kujdesi i pakët për larjen e duarve. Larja e duarve ne mënyre te vazhdueshme shmang nje sere sëmundjesh. Mund te duket qesharake per shumicën e njerëzve, te cilët e neglizhojnë shpesh këtë proces. Ndaj ne ditën ndërkombëtare te larjes se duarve mjeket paralajmërojnë se si mund te evitojmë përhapjen e sëmundjeve, si Hepatiti A, infeksionet respiratore, apo virozat gripale.Gjate ditës, duart tona janë ne kontakt me shume objekte. Sipas specialisteve te ISHP-se vigjilenca ndaj duarve duhet te jete me e madhe kur jemi ne transportin urban, një prej me problematikeve për sa i përket shkalles se larte te baktereve.Kohëve te fundit ISHP ka nisur edhe nje trajnim për personelin shëndetësor per menaxhimin e pacienteve te infektuar me sëmundje bakteriologjike qe kane rrezikshmëri te larte.