http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka dale para parlamentit per te sqaruar qëndrimin e Shqipërisë ne lidhje me ndeshjen e 14 tetorit e cila degjeneroi ne fyerje dhe dhune ndaj shqiptareve. Shefi i diplomacisë deklaroi se Tirana zyrtare pret nga Serbia te tërheqë deklaratat fyese ndaj kombit shqiptar, te distancohet nga dhuna dhe te zhvilloje një hetim te plote për ngjarjen. Por Ministri i Jashtëm nuk ka nguruar te kritikoje sjelljen e Beogradit zyrtar. Por ne emër te qeverise shqiptare Bushati ka theksuar se pavarësisht atyre qe kane ndodhur këto dite, Shqipëria do te vazhdoje te luaje nje rol konstruktiv si faktor stabiliteti ne rajon. Bushati u ka bere thirrje te gjithë shqiptareve kudo qe jetojnë te tregojnë qytetari dhe te mos u përgjigjen provokimeve.